Përfshihet nga flakët një automjet pranë rrethrrotullimit në Fushë Mamurras
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Dhjetor 2025, 14:00
Një autoveturë është përfshirë nga flakët pranë rrethrrotullimit në Fushë Mamurras.
Automjeti ka marrë flakë në ecje, ndërsa fatmirësisht nuk janë regjistruar të lënduar.
Nga sa mësohet shkak i djegies është një shkëndijë elektrike në sistemin motorik. Policia po heton shkaqet.
