Meksi: 2025-a nuk është viti i drejtësisë! Drejtësia si politika, bëjnë thjesht marketing

Teksa shqiptarët po bëhen gati për të pritur vitin e ri, duket se viti 2025 është një vit që flet për sistemin e drejtësisë.

Kjo pasi ngjarjet që prodhoi drejtësia që nga arrestimi i bujshëm i 10 shkurtit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe që po mbyllet me arrestimet si grup i strukturuar kriminal nga drejtuesja e AKSHI-t e deri tek biznesmenë të lidhur me të, apo edhe me diskutimin për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres, kanë qenë të shumta.

Por a është viti 2025 viti i Drejtësisë?

Kjo ishte tema e diskutimit këtë të enjte në studion e emisionit “Drejt” në “Ora News” të moderuar nga Luan Rama.

Në këndvështrimin e tij, avokati Redon Meksi, u shpreh se pavarësisht zhvillimeve dhe ngjarjeve që ka prodhuar, sërish 2025-a nuk është viti i drejtësisë.

“Në fakt kanë ndryshuar disa gjëra, por për mua 2025 nuk është viti i drejtësisë.

Pavarësisht se ne kemi parë persona që nuk e kishim imagjinuar që mund të arrestoheshin, por kemi pasur edhe më parë të arrestuar politikanë të lartë, si i ndjeri Fatos Nano.

Por mendoj se drejtësia e sotme po vepron njësoj si politika e sotme, thjesht marketing.

Pasi po t’i shikosh të gjithë institucionet e sotme të drejtësisë janë më keq se ç’kanë qenë më përpara.

Si në afate, si në vendimmarrjeje, apo edhe në arsyetim. Po t’i shikosh vendimet e sotme janë më të ato të 6-mujorshit të Plepave se këto”, u shpreh ndër të tjera, Endri Meksi

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “DREJT” NË “ORA NEWS”