Grenell për takimin e Ramës me Thaçin: Kryeministri shqiptar ka të drejtë, Smith ka turpëruar europianët
I dërguari presidencial për misione speciale të SHBA, Richard Grenell, ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama ditën e sotme në Hagë ku u takua me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Grenell shprehet se Rama e kritikon ashpër çështjen ligjore të Jack Smith dhe se ka turpëruar europianët për lejimin e vazhdimit të kësaj padrejtësie, duke shtuar se kryeministri shqiptar ka të drejtë dhe Smith është një turp.
“Aleati i NATO-s dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e hedh poshtë çështjen ligjore të Jack Smith kundër ish-presidentit Thaçi në Hagë dhe turpëron europianët për lejimin e vazhdimit të kësaj padrejtësie. Jack Smith është një turp. Rama ka të drejtë”, shkruan Grenell në platformën X.
Kryeministri Edi Rama vizitoi sot në Hagë, ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili mbahet në paraburgim që prej nëntorit të vitit 2020.
Në një reagim në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se e ka gjetur Thaçin të qetë, edhe pse me ndalime absurde të drejtash minimale.
Kryeministri e cilësoi mbajtjen e Thaçit dhe ish-liderëve të UÇK-së në paraburgim si “padrejtësi ulëritëse në zemër të Europës demokratike, me bekimin e me fondet e taksapaguesve të vendeve demokratike”.
Your wife was appointed by the elites to run for the highest office in the land - without a single vote of the people.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) October 18, 2025
And then tried to kick her opponent off the ballot in 13 states.
No Memory is more like it…. https://t.co/JSjNornw57

