”Lëvizja Bashkë” protestë para Kuvendit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2025, 20:46
Qytetarë dhe përfaqësues të Lëvizjes “Bashkë” protestuan këtë mbrëmje para Kuvendit.
”Gjenerali i ushtrisë së burgosur”, duke iu referuar kryeministrit Rama, apo dhe të tjera, si: “Rama dhe Balluku na vodhën festat”, “Populli mbjell, oligarku korr”; “Kush mbjell uri, korr revoltë”, janë disa nga pankartat.
Kurse me datë 22 dhjetor në shesh për protestë kombëtare do të dalë PD.
