Paloka: Fakti që Etika mblidhet nesër 1 orë para Këshillit të Mandateve, tregon që PS-ja nuk do që opozita të jetë e pranishme në diskutimin për Ballukun
Mazhoranca socialiste ka kërkuar masa disiplinore ndaj 29 deputetëve të opozitës pas dhunës në Kuvend. Mes tyre edhe Sali Berisha, për të cilin u kërkuan 30 ditë përjashtim.
Më të ashpra ishin masat e kërkuara ndaj 7 deputetëve të tjerë që arrijnë deri në 60 ditë përjashtim nga punimet e Kuvendit.
Në kërkesën e socialistëve lihet e hapur edhe mundësia për hetim penal për dhunë ndaj punonjësve të Gardës.
Por për deputetin Edi Paloka, në një intervistë për “Ora Neës”, fakti që mbledhja e Komisionit të Etikës së Kuvendit zhvillohet pak më shumë se 1 orë nga mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit të Mandateve që do të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e mandatin të deputetit për Belinda Ballukut, bëhet me qëllimin që opozita trë përjahstohet nga diskutimi për çështjen “Balluku”.
“Nuk ka asnjë dyshim dhe fakti që mbledhja për përjashtimin tonë bëhet rreth 1 orë apo 1 orë e gjysëm përpara se të mblidhet komisioni për Ballukun e tregon qartë synimin.
Madje, anëtarët tanë në Komisionin e Mandateve dhe Imunitetit i ruajtëm sot në Kuvend, nuk u përplasën në atë që ndodhi në Parlament, pikërisht për këtë arsye.
Por kjo nuk i ndaloi deputetët e Ramës që të kërkonin përjashtimin e 30 deputetëve të opozitës.
Pra është e qartë që nesër në atë komision të mos jenë përfaqësuesit e opozitës”, u shpreh ndër të tjera deputeti Edi Paloka.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME DEPUTETIN EDI PALOKA

