Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot/ Kamionçina përplas të moshuarën

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të mërkurë, në aksin rrugor Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit të Rrilës.

Një kamionçinë ka përplasur një grua të moshuar, e cila po tentonte të kalonte rrugën.

Si pasojë e përplasjes, e moshuara ka mbetur e plagosur rëndë dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit të Lezhës, për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia për sqarimin e rrethanave të aksidentit.