EMRI/ Kërcasin armët në Mamurras, pl*goset një person

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në Mamurras. Shtetasi Pjetër Marku ka mbetur i plagosur pasi ka marrë një plumb në dorë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Zef Hoti”, ndërsa i plagosuri është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas informacionit paraprak , Pjetër Marku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.