DETAJE TË REJA/ "Pse të kalosh ti i pari?"- Për një fjalë goje, ja si nisi sh*rri në shkollën 9-vjeçare private
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Dhjetor 2025, 13:27
Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, 13-vjeçari, Santiago Gerdhuqi, dhe 15-vjeçari Rajan Haderi (i lënduari) janë konfliktuar në ambientet e brendshme të shkollës në oborrin e shkollës jopublike ‘Dea’.
Fillimisht sherri ka nisur me fjalë ‘pse të kalosh ti i pari dhe jo unë’. Pas kësaj 13-vjeçari ka nxjerrë thikë dhe ka qëlluar 15-vjeçarin në pjesën e qafës.
Gazetarja e Top Channel, Entjola Budo raporton se i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sakaq mësohet se 13-vjeçari nuk është kapur ende nga policia.