Atentati në Rinas/ Spanja i kthen përgjigje autoriteteve shqiptare për vr*sjen e Gilmando Danit dhe mikut të tij në AMP

Autoritetet spanjolle kanë kthyer përgjigje autoriteteve shqiptare, ku rezulton se në shtetin spanjoll Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri nuk kanë precedentë penal.

Po ashtu gjatë 4 ditëvë që qëndruan në Barcelonë ishin si turistë dhe autoritetet atje nuk kanë informacion dhe prova që mund të jenë ndjekur apo vëzhguar nga persona të tjerë lëvizjet e tyre.

Gazetari i Syri tv Klajdi Bodlli meson se, dyshimet e hetuesve janë se organizimi i atentatit ka nisur në momentin që Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri u nisën nga Rinasi drejt Barcelonës më datë 7 nëntor dhe kanë pritur vetëm kthimin e tyre. Ata kanë marrë informacion që Dani dhe Sheqeri janë nisur drejt Spanjës.

Ndërsa hetimet vijojnë, policia ka persona të dyshuar por ende jo prova jo konkrete. Po ashtu gjatë hetimeve janë shoqëruar dhe janë marrë në pyetje shumë persona por nuk është përftuar asnjë e dhënë që mund të çojë te autorët.