Kamëz/ Shisnin a*më zjarri, arrestohen 2 pjesëtarët e grupit kriminal pas tre muajsh hetimesh
Policia ka arritur të vë në pranga tre pjesëtarë të një grupi kriminal që dispononin në zonën e Kamzës.
Sipas informacioneve, ky grup kriminal shiste armë zjarri dhe blutë kanë arritur të identifikojnë vetëm tre pjesëtarë, të cilët dy prej tyre janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim.
Ndërkaq, uniformat blu kanë sekuestruar 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, që dyshohet se shitej në Tiranë.
Nga ana tjetër janë identifikuar shtetasit e ndaluar të cilët janë: Shtetasi B.J., 29 vjeç dhe Xh.Sh., 60 vjeç të cilëve iu është caktuar më parë nga Gjykata e Tiranës masa e sigurisë "Arrest në burg".
Ndërsa shtetasi S.C., 29 vjeç i cili është i shpallur tani në kërkim.
Njoftimi i policisë:
Kamëz
Finalizohet pas 3 muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Members”.
Goditet një grup kriminal që shiste armë zjarri.
Nga hetimet janë identifikuar 3 pjesëtarë të këtij grupi. Vihen në pranga 2 prej tyre, shpallet në kërkim 1.
Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tiranë.
Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, gjatë 3 muajve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, është finalizuar operacioni i koduar “Members”. Në kuadër të këtij operacioni:
-u ndaluan shtetasit B. J., 29 vjeç dhe Xh. Sh., 60 vjeç, të dy banues në Kamëz, të cilëve Gjykata e Tiranës iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”;
-u shpall në kërkim S. C., 29 vjeç, banues në Kamëz.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas ishin pjesëtarë të një grupi që shiste armë zjarri në Tiranë. Vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në grup.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
