Arrestohet 24-vjeçari i rrezikshëm që ishte në kërkim ndërkombëtar, do ekstradohet nga Serbia
Policia ka vënë në pranga shtetasin të identifikuar me iniciale K.M., 24 vjeç i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Arrestimi është realizuar mes bashkëpunimit mes Interpol Tiranë dhe Interpol Beogradit dhe ekstradimi do të kryhet drejt Shqipërisë.
24-vjeçari i ishte caktuar masa e sigurisë "arrest me burg" për plagosje të rëndë me dashje.
Ndërkohë, ai akuzohet se në janar të 2025 ka dhunuar rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë.
Njoftimi i policisë:
Policia e Shtetit bën me dije se, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, është arrestuar provizorisht në Serbi shtetasi shqiptar K. M., 24 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Arrestimi u realizua falë bashkëpunimit mes specialistëve të Interpol Tiranës dhe Interpol Beogradit, me qëllim ekstradimin e tij në Shqipëri.
24-vjeçari ishte në kërkim pasi Gjykata e Dibrës, në mars 2025, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ai akuzohet se në janar 2025 ka dhunuar rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë.
Vijojnë procedurat dhe bashkëpunimi mes strukturave policore për ekstradimin e tij në Shqipëri.
