Plag*sja e "GUCCI"-it të TikToku-ut/ Policia zbardh dinamikën e ngjarjes, identifikohen autorët dhe shpallen në kërkim
Policia ka zbardhur rrethanat e plagosjes me armë zjarri në Durrës, të shtetasit F. K., ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:45 rreth , pranë një lokali në lagjen nr. 9 të qytetit.
Janë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit A. N., 38 vjeç, F. B., 22 vjeç, dhe B. Ç., 34 vjeç.
Sipas hetimeve, ata dyshohet se janë afruar me dy automjete në vendngjarje dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të F. K., i cili ka pësuar dëmtime të lehta.
Në vijim, materialet janë referuar në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit L. B., 31 vjeç, pronar i njërit prej automjeteve të përdorura nga autorët e dyshuar.
Gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar fishekë luftarak, në cilësinë e provës materiale.
Policia bën me dije se po punohet për kapjen e tre shtetasve të shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit të dhënë dje, mbi plagosjen me armë zjarri të shtetasit F. K., sqarojmë se si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, të kryera me qëllim zbardhjen e plotë të autorësisë dhe rrethanave të këtij rasti, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit:
A. N., 38 vjeç, banues në Durrës, F. B., 22 vjeç, banues në Tiranë dhe B. Ç., 34 vjeç, banues në Durrës.
Nga këto veprime dyshohet se këta 3 shtetas, rreth orës 23:45 të datës 15.12.2025, janë afruar me 2 automjete, te lokali në lagjen nr. 9, ku qendronte shtetasi F. K., dhe kanë qëlluar drejt tij, me armë zjarri. Si pasojë, shtetasi F. K. është dëmtuar lehtë.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. B., 31 vjeç, pasi nga verifikimet rezultoi se është pronar i njërit prej automjeteve, me të cilat u afruan në vendngjarje, shtetasit e shpallur në kërkim. Nga kontrolli në banesën e 31-vjeçarit, u gjetën disa fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Punohet intensivisht për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.
