Alarm në lagjen “Pavarësia”/ Merr flakë bombola e gazit në një apartament në Vlorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Dhjetor 2025, 15:03
Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen “Pavarësia’, në katin e katërt të një pallati.
Kanë qenë vetë familjarët ata që kanë njoftuar forcat zjarrfikëse, të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë izolimin e zonës.
Falë ndërhyrjes në kohë, është shmangur shpërthimi i bombolës dhe nuk raportohet për persona të lënduar. Dëme të vogla materiale.
