Dosja "Metamorfoza"/ I akuzuar për kr*m të organizuar dhe korrupsion, KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-prokurorit Lita

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për ish-prokurorin Xhevahir Lita.

KPK kishte vendosur për Litën më 4 shtator 2024, shkarkimin nga detyra.

Lita u vu në pranga në vitin 2023, gjatë operacionit “Metamorfoza” i akuzuar për krim të organizuar dhe korrupsion.

Njoftimi i KPA

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Sokol Çomo relator, Ina Rama, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 47/2024, datë 19.11.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Xhevahir Lita kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 796, datë 04.09.2024.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 796, datë 04.09.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Xhevahir Lita.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.