Tiranë/ Goditen 3 raste të lëndëve piroteknike dhe veshje të kontrabanduara, policia arreston 2 shtetas dhe procedon 1 tjetër

Me rastin e ardhjes se fundvitit lëndët plasëse dhe piroteknike janë shtuar edhe më shumë. Ndërkaq policia e Tiranës ka goditur tre raste të ndryshme të grumbullimit të këtyre lëndëve djegëse dhe sipas kontrolleve janë gjetur dhe veshje të kontrabanduara. 

Në një rast blutë, kanë arritur të arrestojnë shtetasin e identifikuar me iniciale H.Z., 22 vjeç, të cili i janë gjetur në automjetin e tij dhe brenda banesës një sasi të konsiderueshme lëndësh piroteknike.

Atij i janë gjetur dhe një sasi e madhe veshjesh të kontrabanduara.

Gjitha lëndë janë sekuestruar.

Arrestimet kanë vijuar me një tjetër shtetas të identifikuara me inicialet D.Q., 22 vjeç të cilit gjithashtu i janë gjetur lëndë piroteknike brenda automjetit dhe banesës së tij.

Më pas uniformat blu kanë proceduar penalisht shtetasin e identifikuar me iniciale R.H., 45 vjeç pasi i kanë gjetur një sasi lëndë plasëse në marketin e tij, të ndodhur në rrugën “Frosina Plaku”.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Strukturat e DVP Tiranë, kontrolle në subjekte tregtare dhe në ambiente të tjera, në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike.

Si rezultat i kontrolleve, janë goditur 3 raste të posedimit të lëndëve piroteknike dhe lëndëve plasëse, me qëllim shitjen dhe një rast i kontrabandës së mallrave.

Arrestohen 2 shtetas, procedohet penalisht 1.

Sekuestrohen sasi e konsiderueshmmme lëndësh piroteknike, lëndë djegëse dhe veshje të dyshuara të kontrabanduara.

Në zbatim të planit të masave për intensifikimin e kontrolleve, me qëllim parandalimin e tregtimit në mënyrë të kundërligjshme, të lëndëve piroteknike, shërbimet e Policisë Tiranë kanë evidentuar tre raste të kësaj veprimtarie dhe kanë kryer veprimet procedurale për autorët e dyshuar, konkretisht:

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin H. Z., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjetin dhe në banesën e tij, u gjet një sasi e konsiderueshme lëndësh piroteknike. Gjithashtu, u gjet një sasi e madhe veshjesh të dyshuara të kontrabanduara. Lëndët piroteknike dhe veshjet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale;

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin D. Q., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjetin dhe në banesën e tij, u gjetën lëndë të ndryshme piroteknike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale;

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. H., 45 vjeç, pasi gjatë kontrollin në marketin në pronësi të tij, në rrugën “Frosina Plaku”, u gjet një sasi lënde e dyshuar plasëse, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.