PD bojkoton/ Myzyraj: Deputetët mungojnë në Komisionet Parlamentare, janë shpërndarë në terren për t'u takuar me...
Në një lidhje direkte me gazetarin e OraNews, Isa Myzyraj, janë përcjellë informacionet më të fundit lidhur me deputetët e PD-së, të cilët ditën e sotme kanë “braktisur” Komisionet Parlamentare.
Myzyraj ka treguar se në agjendë sot po zhvillohen shtatë komisione teksa i pranishëm në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese ka qenë deputeti i PL-së, Edmond Haxhinasto.
Ndërkaq ka treguar më tej se deputetët e PD-së sot janë shpërndarë në terren për të folur me demokratët dhe për t’i bindur ata që t’i bashkohen protestës së 22 dhjetorit.
“Deputetët e Partisë Demokratike nuk kanë marrë pjesë gjatë ditës së sotme në Komisionet Parlamentare.
Janë shtatë të tilla që do të mbahen ose janë duke u mbajtur gjatë ditës së sotme.
Përkatësisht deputetët e PD-së kanë bojkotuar Komisionet, përpos Edmond Haxhinastos i cili ka marrë pjesë në Komisionin për Veprimtarinë prodhuese, ndërkohë që deputetët e opozitës ashtu siç e kanë diskutuar dhe në mbledhjen e Grupit Parlamentar një ditë më parë nuk kanë marrë pjesë, për shkak se janë shpërndarë në terren.
Për të folur me demokratët dhe për të bindur sa më shumë prej tyre që të marrin pjesë në protestën e organizuar për në datën 22 dhjetor pikërisht këtu në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.”- tha gazetari.
Më tej, gazetari ka treguar se nuk dihet nëse do të ketë bojkot nga ana e deputetëve në seancën plenare të së enjtes ku do të bëhet betimi i Avokatit të ri të Popullit, Endri Shabani.
"Ajo çfarë është e rëndësishme është se çfarë do të ndodh në seancën plenare e së enjtes ku ndër të tjera do të betohet Avokati i ri i Popullit, Endri Shabani.
Pra a do të marrin pjesë deputetët e PD-së apo jo?
Nga burimet për Ora News, Shabani është takuar ditën e sotme me kryetarin e parlamentit, Niko Peleshi për të bërë edhe procedurat e fundit teknike, për mënyrën e betimit të tij në sallën e parlamentit pasi ligji përcakton se Avokati i Popullit pas betimit."- tregoi Isa Myzyraj.
