Rama: Do të dekriminalizojmë shpifjen për gazetarët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2025, 11:09
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është pjesë e Konferencës së VII Kombëtare për të Drejtën e Informimit, një tryezë e përbashkët mes autoriteteve publike, partnerëve evropiane, shoqërisë civile dhe organizatave të medias.
Ai ka bërë me dije se Qeveria do të përjashtojë nga ligji për shpifjen gazetarët.
Sipas tij, ky është një hap drejt fjalës së lirë.
“Kemi marrë angazhim që të dekriminalizojmë shpifjen për gazetarët. Nuk ka gazetarë që janë goditur nga paditë për shpifje në fakt, por do ta bëjmë edhe këtë hap që shkon në drejtim të lirisë së fjalës”, ka thënë ai.
