SUPRIZON LUCIANO SPALLETTI/ Tekniku Italian: Ky është Juventusi im më i mirë që kam parë!

Tranjeri Luciano Spalletti, ka befasuar me një deklaratë të tij, pas 3 pikëve të marra në transfertë ndaj Bolongas. 66-vjeccari u shpreh se ky ishte Juventusi më i mirë që ai kishte parë që nga ardhje e tij, duke e cilësuar triumfin ndaj Bolongas si një përmirësim të vazhdueshëm të skuadrës së tij.

Edhe pse me një fitore minimale 1–0 ndaj Bolognës, Juventusi zhvilloi një paraqitje bindëse në të gjitha aspektet e lojës, duke marrë vlerësime maksimale nga trajneri Luciano Spalletti.

Pas përfundimit të sfidës, tekniku italian bëri një deklaratë surprizuese për mediat, duke e cilësuar këtë si Juventusin më të mirë që ka parë gjatë mandatit të tij.

“Ky është Juventusi im më i mirë që kam parë ndonjëherë. Kjo ishte fitorja më e rëndësishme e mandatit tim. U përballëm me një skuadër me forcë, guxim dhe mentalitet, ndaj fitorja ka edhe më shumë vlerë”, u shpreh Spalletti.

Trajneri theksoi se bardhezinjtë ishin gjithmonë në lojë për 90 minuta, të organizuar dhe pranë topit, duke treguar përqendrim dhe energji të lartë. Ai shtoi se kishte vënë re përmirësim të dukshëm edhe gjatë seancave stërvitore të javës.

“Lojtarët i pashë energjikë dhe të gatshëm për të përthithur kërkesat. Shpresoj që kjo paraqitje t’i ndihmojë të jenë më të vazhdueshëm në të ardhmen”, deklaroi 66-vjeçari.

Pavarësisht kësaj fitoreje, Juventusi po kalon një periudhë jo shumë konstante. Në 5 ndeshjet e fundit në Serie A, bardhezinjtë kanë regjistruar 2 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje, kjo e fundit ndaj Napolit.

Aktualisht, “Zonja e Vjetër” renditet në vendin e 5-të në Serie A, duke mbajtur ende të hapura shanset për një vend në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm.