Milan, dhuratë e hershme për Krishtlindje, Saelemaekers i ‘blinduar’ deri në 2030
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2025, 14:39
Milan ka siguruar të ardhmen e një prej lojtarëve më të vlerësuar nga Massimiliano Allegri, Alexis Saelemaekers, duke arritur një marrëveshje verbale për rinovimin e kontratës deri në vitin 2030, me një rritje të pagës.
Sipas medieve italiane, firmat dhe njoftimi zyrtar priten të bëhen brenda pak javësh.
Ky rinovim tregon besimin e madh të klubit te sulmuesi belg, duke e shpërblyer me një kontratë afatgjatë.
Marrëveshja nuk është thjesht një zgjatje, por edhe një njohje e vlerës së tij në skuadër, me përmirësim të konsiderueshëm ekonomik të pagës. Tani mbetet vetëm finalizimi formal me firmat dhe njoftimin zyrtar.
Ky hap konsolidon skuadrën dhe është një sinjal i qartë për qëllimet e Milanit në sezonet e ardhshme.
