LUATARO, NË ELITËN EUROPIANE! Interi në krye, argjentinasi mbret i golave

Lautaro Martínez udhëheq Interin drejt vendit të parë në Seria A, pas goli vendimtar në sfidën e fundit ndaj Xhenoas. Kapiteni i zikaltërve kryeson listën e golashënuesve në Itali, duke u konfirmuar mes sulmuesve më të mirë të Evropës.

Lautaro Martínez konfirmohet mes elitës së sulmuesve evropianë!

Në Marassi, kapiteni i Interit ishte vendimtar duke shënuar golin e fitores ndaj Genoas. Një rezultat që riktheu ziklatërit  në vendin e pare në Seria A, por edhe vetë  sulmuesi argjentinas mori kryesimin e listës së golashënuesve në kampionat.

“Nuk kam qenë kurrë kaq  mire. E rifituam vendin e parë sepse punuam shumë, vuajtëm dhe u përqendruam vetëm te vetja, pavarësisht kritikave.” deklaroi ai pas ndeshjes së fundjavës për Gazzetta dello Sport.

Kapiteni i Interit  nuk ndikohet nga zërat e jashtëm që fliten për të, por ai  përgjigjet me shifra: 12 gola këtë sezon në të gjitha kompeticionet, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Italisë.

Një bilanc i kënaqshëm deri në këtë fazë të sezonit, që e kthen atë në një lojtar kycc për ekipin e Kristjan Kivu-së.

Sulmuesi argjentinas debutoi  në Serie A në sezonin 2018/19, dhe askush nuk ka shënuar dhe asistuar më shumë se Martínez: 15 gola, në nivel me Lukakun dhe Immobile-n.

Megjithatë ekzistojnë zëra se koha e tij te Seria A po përfundon dhe se argjentinasi është i interesuar për një kalim në La Liga.

Një ide e tillë sidomos u përforcua pas marrjes së një hapi të papritur në tregun e transferimeve, duke iu ofruar direkt Barcelonës.

Qëllimi te klubi katalanas mbetet mbushja e boshllëkut të Robert Levandovskit, i cili kohëve të fundit nuk ka pasur performancë të një niveli të lartë në fushë.