Mbappé, vetëm një 'hat-trick' larg rekordit të Cristiano Ronaldos
Kylian Mbappé është shumë pranë një prej rekordeve më të mëdha të idhullit të tij, Cristiano Ronaldo.
Sulmuesi francez ka shënuar 56 gola me Real Madridin në vitin 2025 dhe i mungojnë vetëm tre për të barazuar dhe katër për ta tejkaluar shifrën e 59 golave që Cristiano realizoi në një vit kalendarik me klubin madrilen në vitin 2013.
Mbappé do të ketë dy ndeshje për të arritur këtë objektiv: ndaj Talavera-s në kuadër të Kupës dhe ndaj Sevilla-s në La Liga.
Në këtë sezon ai ka treguar formë të jashtëzakonshme, duke realizuar katër “hat-trick” (kundër Valladolid, Manchester City-t, Barcelonës dhe Kairat Almaty-t) dhe një “póker” (kundër Olympiacos).
Në pjesën e fundit të LaLiga-s 2025, ai shënoi nëntë gola në pesë ndeshjet e fundit, duke përfshirë ‘tripletën’ e tij në “El Clásico” të Montjuïc, dhe u rendit në krye të listës së golashënuesve për çmimet ‘Pichichi’ dhe Topi i Artë.
Mbappé ka qenë gjithashtu thelbësor për Realin këtë sezon, duke kontribuar në 26 gola të tij dhe 4 asistime në totalin e 47 golave të ekipit.
Në këtë ritëm, ai parashikohet të arrijë 66 gola deri në fund të sezonit, duke tejkaluar edhe 61 golat e Cristianos në sezonin 2014-15.
Përveç sukseseve te Reali, Mbappé ka treguar formë të shkëlqyer edhe me Francën, me 7 gola në gjashtë ndeshjet e fundit dhe 55 gola gjithsej, duke u renditur i dyti në listën historike të golashënuesve më të mirë të ‘Les Bleus’, vetëm dy prapa Olivier Giroud.
Me Talavera dhe Sevilla si dy ndeshjet vendimtare për të shënuar historinë, Mbappé është vetëm një “hat-trick” larg për të arritur ose tejkaluar rekordin legjendar të Cristiano Ronaldos.
