Turneu i Messit në Indi, ‘Pleshti’ mbërrin në New Delhi

Lionel Messi, fitues i Kupës së Botës dhe tetw herw fitues i Topit të Artë, po zhvillon turneun e tij treditor në Indi, nga 13 deri më 15 dhjetor 2025, i shoqëruar nga bashkëlojtarët e tij tek Inter Miami, Luis Suarez dhe Rodrigo de Paul.

Turneu përfshiu katër qytete: Kalkuta, Hyderabad, Mumbai dhe New Delhi, duke kombinuar takime me tifozët, aktivitete bamirësie dhe promovime publike.

Kalkuta: Messi mori pjesë në një takim me tifozët, zbuloi një statujë të lartë të tijën dhe luajti një ndeshje ekzibicioni.

Ai u shoqërua nga ‘ylli’ i Bollywood, Shah Rukh Khan, dhe legjenda e briketit, Sourav Ganguly.

Hyderabad: U zhvillua një ndeshje dhe një koncert. Në Falaknuma Palace u organizua një tjetër takim me tifozët.

Mumbai: Messi mori pjesë në aktivitete futbolli dhe bamirësie. Ai u shoqërua nga legjendat sportive Sachin Tendulkar dhe Sunil Chhetri, ku Tendulkar i dhuroi një fanellë indiane të nënshkruar.

Në Delhi, Messi do të mbyllë turneun me aktivitete publike dhe një takim zyrtar me Kryeministrin Narendra Modi.

Ai mbërriti në Leela Palace Hotel dhe pritet të shkojë në Stadiumin Arun Jaitley rreth orës 16:00 për eventet e fundit të vizitës së tij në Indi.

Ky turne është një kombinim i pasionit për futbollin, bamirësisë dhe promovimit të sportit në Indi, duke sjellë një nga ikonat më të mëdha të futbollit në vendin aziatik.