Interi përfiton nga ndalesat e Milanit dhe Napolit, zikaltërit mundin Genoan dhe marrin kryesimin e Serie A

Inter merr kreun e klasifikimit në Serie A, teksa mundi 1-2 Genoan.

Sfida u zhbllokua shumë shpejt, që në minutën e gjashtë.

E majta tokazi e Bisseck gjeti të papërgatitur portierin vendas.

Lautaro dyfishoi shifrat në të 38-tën.

Pavarësisht zonës së dendur me lojtarë, sulmuesi argjentinas gjeti mjaft mirë rrugën e rrjetës.

Vendasit u përpoqën që të futeshin në lojë me golin e Vitinha, por vetëm kaq.

Inter kryeson kampionatin me 33 pikë, duke përfituar maksimalisht nga barazimi i Milanit me Sassuolon dhe humbja e Napolit përballë Udineses.