Superiorja/ Kona: Asnjë nga skuadrat nuk ka një qëndrueshmëri sa i përket rezultateve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2025, 21:17
Gazetari, Tami Kona i ftuar në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora News u shpreh se asnjë nga skuadrat në kampionatin shqiptar nuk ka një qëndrueshmëri sa i përket rezultateve.
Kona: Kampionati ka arritur në një moment të atillë që shumë skuadra po tregojnë që ndoshta kanë nevojë edhe për riparime të ndryshme.
Ose më mirë për lojtarë.
Sepse pas javës së 16-të sigurisht që gjërat për shumë skuadra duket sikur ato vërtet po lëvizin, po marrin rezultate por asnjë nga skuadrat nuk ka një qëndrueshmëri përsa i përket rezultateve.
