Ndihma e parë në aksidente, Biba: Çdo gjë nis me sigurimin e zonës së aksidentit dhe njoftimin e Urgjencës

Ndihma e parë në aksidentet rrugore është një procedurë që shqetëson jo pak njerëzit në momente të tilla.

Oltion Biba, Koordinator i Ndihmës së Kryqit të Kuq ishte i ftuar në studion e lajmeve në “Ora Neës” ku sqaroi procedurat se çfarë duhet të bëjnë njerëzit në rastet e aksidenteve.

“Së pari vendosen tabelat e rrezikut në rrugë, si formë për të parandaluar aksidente të tjera në rrugë që mund të shkaktohen nga ky aksident i parë.

Sa i përket dhënies së ndihmës së parë ndaj një personi të aksidentuar gjëja e parë është telefonata drejt ndihmës së shpejtë në linjë 112, pasi ne nuk mund të jemi të specializuar sa një staf mjekësor, kështu që në çdo moment telefonata është zgjidhja e duhur”, u shpreh ndër të tjera, Oltion Biba, Koordinator i Ndihmës së Kryqit të Kuq.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME OLTION BIBËN, KOORDINATOR I NDIHMËS SË KRYQIT TË KUQ