Menopauza/ Cakoni: Është një fazë e rëndësishme në jetën e gruas

Menopauza është një nga fazat më të rëndësishme në jetën e gruas dhe sipas mjekut gjinekolog Albert Cakoni trajtimi nuk duhet të kufizohet vetëm te gjinekologu, por kërkon edhe bashkëpunim me specialistë të tjerë.

Kontrolli i hershëm sipas mjekut është çelësi për të ruajtur shëndetin dhe mirëqenien e gruas gjatë kësaj periudhe të rëndësishme.

Menopauza është një nga periudhat më të rëndësishme dhe më delikate në jetën e gruas, por ende mbetet një temë për të cilën flitet pak.

Ajo fillon zakonisht rreth moshës 40-vjeçare dhe shtrihet deri në moshën 50-vjeçare, ndërsa mosha mesatare e saj varion nga 47–48 deri në 52 vjeç, për të vijuar më pas me fazën e postmenopauzës.

Sipas mjekut gjinekolog Albert Çakoni, menopauza nuk është thjesht një ndryshim hormonal, por një proces që prek thellë trupin dhe psikologjinë e gruas.

Ndërsa disa gra e kalojnë këtë fazë pa vështirësi të mëdha, për të tjera ajo shndërrohet në një sfidë që mund të zgjasë deri në 10 vite. Kjo shpesh shoqërohet me probleme emocionale

Cakoni apelon çdo grua që ndjen se trupi po e ‘tradhton’, nuk duhet të heshtë e duhet të shkojë të bëjë kontrollet mjekësore që më pas të marrë trajtimin e duhur.