Me VIDEO/ Merr flakë shtylla elektrike te “Selvia”, kalimtarët në rrezik, asnjë shërbim emergjence në zonë

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në zonën e Selvisë në Tiranë, ku një shtyllë elektrike është përfshirë nga flakët, duke krijuar rrezik serioz për qytetarët që kalonin pranë saj.

Sipas videos së publikuar në media, nga shtylla janë regjistruar flakë dhe shpërthime të herëpashershme, ndërsa ajo ndodhet në cep të rrugës, në një zonë me qarkullim të lartë këmbësorësh dhe automjetesh.

Qytetarët shprehen të shqetësuar, duke theksuar se situata ka zgjatur për disa minuta pa asnjë ndërhyrje nga shërbimet e emergjencës.

“Ka marrë flakë një shtyllë këtu te Selvia, ka shpërthime dhe nuk vjen asnjë zjarrfikës. Ka mbi 20 minuta dhe rreziku është i madh për njerëzit që kalojnë,” shprehet qytetari për JOQ.