''Familja'', lokacioni i ndërrimit të viteve/ Nisin planet për vitin e ri, zgjedhja kryesore mbetet shtëpia
Teksa ditët kalojnë festat e e fundivitit afrohen.
E kjo është koha për të vendosur edhe planet për natën e ndërrimit të vitetve.
Shumica e qytetarëve për këtë vit zgjedhin familjen e shtëpinë si vendin më të prerefuar për të kaluar natën e vitit të ri.
Mes tryezës familjare, traditave dhe dëshirës për të qenë pranë njerëzve të dashur, shumë qytetarë thonë se nuk kanë planifikuar udhëtime, por do ta presin Vitin e Ri mes familjes dhe në shtëpi
Megjithatë, një pjese e tyre ende nuk kanë bere plane.
Rritja e çmimeve ka bërë që buxheti i fundvitit të jetë më i kufizuar, duke i shtyrë qytetarët të zgjedhin festime më të thjeshta
Por jo për të gjithë festat kanë të njëjtën peshë ekonomike.
Disa shqiptarë kanë ardhur nga jashtë vendit për t’i kaluar festat në Shqipëri
Pavarsisht planeve apo mundesive ekonomike, per shume shqiptare festat e fundvitit mbeten mbi te gjitha nje moment ribashkimi me familjen e tyre
