SIGAL INSURANCE GROUP/ Në Shqipëri pagoi 1 në 4 dëme sigurimi për vitin 2025. Lider në rajon

Kompania SIGAL Insurance Group, e njohur për portofolin më të madh dhe më të diversifikuar të sigurimeve në rajon, ka shmangur këtë vit varësinë nga sigurimet e detyrueshme, duke u zgjeruar me sukses në sigurimet e jetës, shëndetit, pensioneve private, marinës, pronës, bizneseve, agrobujqësisë dhe përgjegjësive të ndryshme profesionale.

Në prag të mbylljes së vitit, SIGAL Insurance Group konfirmon rolin e saj si kompania që paguan më shumë dëme në rajon, duke e konsideruar procesin e kompensimit jo vetëm teknik, por edhe një mision social për rikthimin e njerëzve dhe bizneseve në normalitet financiar.

Gjatë vitit 2025, kompania ka paguar mbi 43.1 milionë euro dëme, duke ndihmuar më shumë se 40 mijë të dëmtuar:

Në Shqipëri, SIGAL paguan 1 në 4 dëme të tregut, përfshirë gjysmën e dëmeve të jetës.

Në Kosovë, mbulon 1 në 3 dëme të jetës dhe rreth 15% të dëmeve të jo jetës, në një treg me 13 kompani operuese.

Në Maqedoninë e Veriut, dëmet e paguara arrijnë në 14.2 milionë euro.

Me këtë performancë, SIGAL Insurance Group dëshmon fuqinë e saj financiare dhe besueshmërinë në treg, ndërsa synon që vitin e ardhshëm të jetë edhe më pranë qytetarëve, me oferta më të personalizuara, më të diversifikuara dhe më të aksesueshme financiarisht për një numër edhe më të madh qytetarësh.