Obeziteti te fëmijët/ Ekspertët: Mungesa e aktivitetit fizik ndikon drejtpërdrejt në shëndet
Obeziteti te fëmijët po shndërrohet në një problem serioz.
Ekspertët theksojnë se stili i jetesës, mungesa e aktivitetit fizik dhe ushqyerja e çrregullt janë faktorët kryesorë, ndërsa apelojnë për këshillim profesional dhe jo për ndjekjen e këshillave online.
Obeziteti te fëmijët po kthehet në një shqetësim serioz për shëndetin.
Profesori i asociuar Ilir Lloha, nga Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit, në një intervistë për Ora News, shprehet se obeziteti është një sëmundje multifaktoriale, e cila nuk shfaqet për një arsye të vetme.
Sipas tij, faktori kryesor mbetet stili i jetesës, mungesa e aktivitetit fizik dhe konsumi i tepërt i kalorive, të cilat depozitohen në indin dhjamor.
Një tjetër problem i theksuar është konsumimi i çrregullt i vakteve, sidomos te fëmijët.
Lidhur me menaxhimin e obezitetit te fëmijët, profesori thekson se ka zgjidhje, por ajo kërkon hapa të kujdesshëm dhe të orientuar nga profesionistë të fushës.
Për të parandaluar dhe ulur peshën trupore për ekspërtin mbetet aktiviteti fizik i rregullt jo në ambiente të mbyllura por në natyrë.
