Sytë që thërrasin për ndihmë/ 73-vjeçari apelon për ndihmë: Pensioni nuk mjafton për të jetuar

Në kryeqytet, në mes të mbeturinave, një 73-vjeçar kërkon çdo ditë kafshatën e bukës.

Pensioni që merr nuk i mjafton e ndersa varferia e ka mposhtur, ai apelon për ndihmë.

Në zonën e 5 Majit, mes koshave të mbeturinave të kryeqytetit, çdo ditë përsëritet e njëjta pamje e dhimbshme.

Një 73-vjeçar, i përkulur nga vitet dhe varfëria, kërkon mes mbetjeve një kafshatë bukë për të mbijetuar.

Halim Shimo tregon se pensioni i tij prej vetëm 7 mijë e 300 lekë nuk i mjafton as për nevojat më minimale.

Sytë e lodhur flasin më shumë se fjalët.

Janë sy që kërkojnë ndihmë, sy që kanë humbur shpresën.

Ai rrëfen se nuk ka asnjë rrugë tjetër për të siguruar ushqimin.

Jeton së bashku me djalin e tij dhe, me të ardhurat e pakta që sigurojnë, përpiqen fillimisht të paguajnë qiranë, ndërsa për jetesën mbetet shumë pak.

I ardhur nga Berati në kryeqytet prej vitesh, Halim Shimo sot kërkon ndihmë për të mbijetuar me dinjitet vitet e tij të pleqërisë.