Raporti për FDSKSH/ Çajupi: Raporti i shoqatës “Together for Life” i paplotë
Shoqata Together for Life ka prezantuar raportin e saj mbi Fonduin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, por koordinatori kundër korrupsionit pranë FDSKSH, Fatjon Çajupi, e konsideron raportin të paplotë dhe me mungesë transparence.
Në fjalën e tij Çajupi nënvizoi se lufta kundër korrupsionit kërkon bashkëpunim dhe transparencë nga të gjitha institucionet.
Në tryezën e prezantimit të raportit të Shoqatës “Together for Life”, mbi Fonduin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, koordinatori kundër korrupsionit pranë FDSKSH, Fatjon Çajupi, kritikoi për mungesë të transparencës dhe të dhëna të paplota.
Ai tha se raporti nuk pasqyron saktë realitetin, pasi nga institucionet private nuk ka ankesa, ndërsa shumica e informacionit vjen nga qytetarët dhe bashkëqeverisja.
Aktualisht janë në hetim 6 ankesa për vitin 2025, ndërsa për vitin 2024 ka pasur më shumë se një ankese.
Koordinatori kundër korrupsionit pranë FDSKSH, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor nënvizoi se për të luftuar korrupsionin në shëndetësi është i nevojshëm bashkëpunimi dhe transparenca nga të gjitha institucionet.
