FOTO+VIDEO/ Humbet drejtimin në Berat-Lushnje, mjeti përfundon në kanal, bashkëshortët në spital

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Berat-Lushnje, në afërsi të fshatit Çukas.

Mësohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e makinës dhe për pasojë ka përfunduar në kanal.

Në automjet ndodhej çifti i bashkëshortëve. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë personat nga automjeti.

FOTO+VIDEO/ Humbet drejtimin në Berat-Lushnje, mjeti përfundon në

Raportohet se janë të lënduar rëndë dhe janë transportuar në spital për trajtim mjekësor. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.