EMRAT+VIDEO/ Zbardhen dy raste të vjedhjes së bizneseve në Korçë, arrestohen dy persona

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës për vjedhje. Sipas policisë i riu akuzohet për veprën penale “Vjedhja e kryer më shumë se një herë”, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes së pronës.

28-vjeçari Valentino Isallari rezulton me precedent të mëparshëm kriminal.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe 29-vjeçari Arjan Zengo për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, ngjarje në të cilat mund të jenë implikuar këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.