Barazim me polemika, Tirana ndihet e vjedhur ndaj Teutës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2025, 07:47
Teuta dhe Tirana u ndanë në barazim 1-1 në ndeshjen e zhvilluar në Durrës.
Kryeqytetasit kaluan në avantazh që në minutën e 4-t me golin e Ndong, pas një kundërsulmi të shpejtë. Teuta barazoi në minutën e 31-të me Beshirajn nga pika e penalltisë.
Episodi i penalltisë shkaktoi polemika dhe reagime nga Tirana, e cila shprehu pakënaqësi për vendimin e arbitrit.
Ndeshja u shoqërua me disa ndërprerje dhe protesta, përfshirë edhe vonesën në nisjen e pjesës së dytë. Pjesa e mbetur e takimit nuk prodhoi gola të tjerë.
Me këtë barazim, Tirana mbetet në vendin e fundit me 8 pikë. Teuta ruan vendin e pestë në renditje me 24 pikë.
