“JEMI TË GJITHË BASHKË”/ Xabi Alonso mohon konfliktin në dhomat e zhveshjes te Reali

Aludimeve se në dhomat e zhveshjeve të Real Madridi ka pasur përplasje mes futbollistëve u ka dhënë fund Xabi Alonso. Tekniku i skuadrës galaktike ka mohuar kategorikisht ekzistencën e ndonjë konflikti, teksa më tej ai pranoi se ata po kalojnë një moment të vështirë.

Zërat për përplasje dhe tensione në dhomat e zhveshjes së Real Madridit janë hedhur nga Xabi Alonso. Tekniku i “Los Blancos” ka reaguar ndaj aludimeve për konflikte mes lojtarëve dhe mungesë liderësh në ekip, duke theksuar se skuadra është e bashkuar dhe po përballet së bashku me momentin e vështirë.

Në deklaratat e tij për mediat, Alonso pranoi se galaktikët nuk po kalojnë një periudhë të mirë, por mohoi çdo ide për ndarje apo tensione brenda grupit. Sipas tij, marrëdhënia mes stafit teknik dhe futbollistëve mbetet e shëndetshme dhe e bazuar në një qëllim të përbashkët.

“Jemi të gjithë së bashku në dhomën e zhveshjes çdo ditë. Po kalojmë disa kohë të vështira, por besojmë se mund të rritemi. Marrëdhënia me skuadrën është e mirë dhe jemi në të njëjtën linjë’, deklaroi Alonso.

Më tej reagoi edhe ndaj kritikave se Real Madridit i mungojnë liderë me përvojë për të menaxhuar shumë personalitete brenda skuadrës. Tekniku spanjoll theksoi se ekipi ka mjaftueshëm futbollistë veteranë që dinë të marrin përgjegjësi në momente të vështira.

Zërat për tensione në ambientet e klubit madrilen kanë qarkulluar që në fillim të sezonit, ku në qendër të vëmendjes kanë qenë trajneri Alonso dhe ylli brazilian Vinicius Junior. Ndërkohë, javën e fundit kanë nisur edhe spekulimet për të ardhmen e trajnerit, për shkak të rezultateve jo të kënaqshme.