NIPI I BERLUSKONIT DEBUTON NË BOKS

Lorenzo Mattia Berlusconi ka fituar ndeshjen e tij të parë në boksin profesionist  Under 17, duke konfirmuar rritjen sportive dhe qetësinë në ring. Debutimi i suksesshëm hap një fazë të re për nipin e Silvio Berluskonit në rrugëtimin e tij sportiv.

Nëse përmendet Berluskoni, për sportdashësit figura që të vjen ndërmend është ajo e Silvio Berluskonit dhe sporti i vetëm është futbolli. Por për trashgimtarët e tij, topi nuk është e ardhmja.

Nipi 15-vjeçar, i ish-presidentit të ndjerë të Milanti duket se po i dedikohet një tjetë sporti, atij të boksit.

Vetëm 15 vjeç, djali i Pier Silvio Berlusconit dhe Silvia Toffaninit ka zhvilluar ndeshjen e tij të parë zyrtare nën ombrellën e Federatës Italiane të Boksit, duke dalë fitues dhe duke lënë një përshtypje pozitive për rritjen sportive dhe pjekurinë në ring.

Ndeshja u zhvillua në PalaPagnini të Savonës, ku Lorenzo Mattia Berlusconi u përball me Filippo Pegorari nga ekipi Barge Boxe. Përballja u karakterizua nga intensitet, disiplinë taktike dhe një qasje e sigurt nga ana e 15-vjeçarit, i cili arriti të kontrollojë ritmin dhe të imponohet gradualisht ndaj kundërshtarit të tij. Prania e prindërve në tribuna e bëri këtë debutim edhe më emocional, por pa ndikuar në përqendrimin e sportistit të ri.

Ky sukses vjen pas një periudhe të frytshme në Kombat Tour Italia, ku Lorenzo Mattia Berlusconi ka fituar rripin dhe titullin rajonal nën 15 vjeç në peshën 50 kilogramë. Kalimi në boksin federativ shënon një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, sidomos duke qenë se ai tashmë garon në kontakt të plotë në kategorinë under 17, deri në 55 kilogramë.

I stërvitur nga Amedeo Marai, Berlusconi ka treguar se zotëron jo vetëm aftësi teknike, por edhe personalitet në ring, një element kyç për çdo boksier që synon të ecë përpara në këtë sport kërkues. Debutimi i suksesshëm nën FPI konsiderohet si një “baptizëm” i arritur plotësisht dhe hap një kapitull të ri në rrugëtimin e tij sportiv.

Me këtë fitore, vëmendja tashmë është përqendruar te zhvillimi i mëtejshëm i të riut, i cili shihet si një emër premtues i boksit italian, duke kombinuar talentin, disiplinën dhe një start që flet për ambicie serioze.