Kategoria Superiore/ Vllaznia 'harron' si fitohet, barazon në ''Loro Boriçi'' me Bylisin

Vllaznia vazhdon me rezultatet negative në kampionat, teksa barazoi 1-1 me Bylis në “Loro Boriçi”.

Kallaku dërgoi në festë tifozërinë vendase me një eurogol në minutën e 39-të.

Shkodranët e mbyllën pjesën e parë në avantazh.

Në brendësi të zonës, ishte Mustafa që ndëshkoi Vllazninë, më një gjuajtje nga brenda zonës.

Pavarësisht rasteve, rezultati mbeti i njëjtë deri në fund.

Skuadra e Edi Martinit është në vendin e katërt me 26 pikë, ndërsa Bylis është e teta me 15 pikë deri tani.