Gol në “frymën e fundit”, Elbasani shkëputet në krye
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2025, 08:14
Elbasani mposhti Vorën me rezultatin 1-0 në ndeshjen e raundit të 16-të të Superiores.
Sfida u vendos në minutën e katërt shtesë, kur Ze Gomesh realizoi golin e vetëm të takimit. Verdheblutë siguruan tri pikët me një parabël, në aksionin e fundit të ndeshjes.
Përgjatë 90 minutave, loja u karakterizua nga pak raste të pastra shënimi për të dyja skuadrat. Të dyja ekipet kërkuan golin e avantazhit, por pa konkretizim deri në fundin e takimit.
Me këtë fitore, Elbasani mbron kreun e renditjes. Skuadra e drejtuar nga Gvozdenoviçi kryeson me 32 pikë.
