Aksident gjatë natës në dalje të Fushë Krujës, makina përplas 18-vjeçarin, në gjendje të rëndë te ‘Trauma’

Një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje të Fushë Krujës gjatë natës. Mësohet se një automjet ka përplasur një 18-vjeçar. Sipas informacioneve  18-vjeçarit i është fikur automjeti në mes të rrugës dhe ka qenë duke tentuar ta ndizte.

Nga përplasja i riu Irdi Laci është plagosur është dërguar të Trauma në gjendje të rëndë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Aksident gjatë natës në dalje të Fushë Krujës,