"Çelet" atmosfera e festave të fundvitit në Mallakastër, ndizen dritat e pemës së Krishtlindjeve

Edhe Mallakastra ka hyrë zyrtarisht në atmosferën festive të fundvitit duke ndezur sot pemën “ Pemën e Krishtlindjeve” .

Qindra qytetaré të grupmoshave të ndryshme u mblodhën mbrëmjen e sotme në sheshin qëndror të Ballshit për të shijuar momentin simbolik që shënon nisjen e festimeve.

Dritat shumëngjyrëshe të Pemës së Krishtlindjeve u ndezën nën një numërim të përbashkët të fëmijëve të shoqëruar nga kryebashkiaku Qerim Ismailaj dhe deputeti Klevis Jahaj .