VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër (13-14 dhjetor 2025)

Europa Jugore, Ballkani dhe gadishulli Apenin do të dominohen nga mot i kthjellët dhe temperatura të larta. Ndërkohë, Europa Veriore, Ishujt Britanikë dhe pjesërisht Europa Qendrore mbeten me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu dhe dëbore gjatë gjithë ditës.

Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, Paraditja pritet me kthjellime të gjata, më të theksuara në ultësirën perëndimore, ndërsa pasdite shfaqen vranësira kalimtare. Temperaturat luhaten nga 1°C deri në 22°C. Era fryn e lehtë–mesatare nga Verilindja, me dallgëzim të ulët në brigje.

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, Europa Veriore, rajoni i Balltikut dhe Ishujt Britanikë do të përfshihen nga mot i paqëndrueshëm. Ndërkohë, Europa Jugore dhe Ballkani vijojnë nën mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb,Moti i kthjellët do të mbizotërojë në të gjithë vendin deri pas mesditës, kur priten kalime vranësirash, më të dukshme në zonat malore lindore.

Temperaturat luhaten nga 1°C deri në 21°C. Era fryn e lehtë, kryesisht nga Verilindja, me dallgëzim të ulët në brigjet detare.

Shohim tani temperaturat minimale dhe maksimale sipas MeteoAlb për vendin dhe rajonin.