Trafik i rënduar në hyrje të Elbasanit, fluks automjetesh nga Tirana drejt Juglindjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2025, 18:10
Mesditën e kësaj të shtune, qarkullimi rrugor paraqitet i rënduar në aksin nga Tuneli i Krrabës në drejtim të Elbasanit.
Konkretisht, në zonën e njohur si “Hinka e Shijonit”, pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, rreth 4 kilometra nga hyrja e qytetit të Elbasanit, është krijuar trafik i dendur.
Shkak për këtë situatë është fluksi jashtëzakonisht i madh i automjeteve që udhëtojnë nga kryeqyteti drejt zonave të Juglindjes, kryesisht për fundjavë.
