Zjarri në Shkodër/ Përfshihet nga flakët supermarketi te kryqëzimi i Bushatit, shkrumbohet ambienti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2025, 10:56
Një supermarket është përfshirë nga flakët gjatë mesnatës në Shkodër, në zonën e kryqëzimit të Bushatit, duke u djegur pothuajse plotësisht.
Zjarri ka qenë i fuqishëm dhe ka shkatërruar të gjithë ambientin e biznesit, duke e lënë atë tërësisht të shkrumbuar.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë punuar për disa minuta për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit drejt objekteve përreth.
Si pasojë e flakëve, supermarketi ka pësuar dëme të mëdha materiale.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, pasi zjarri ka rënë gjatë orëve të natës, kur objekti ka qenë i mbyllur. Shkaqet e rënies së zjarrit pritet të zbardhen nga autoritetet përkatëse pas hetimeve.
