K*rcënoi drejtorin e tij pasi i gjobiti kushëririn, arrestohet inspektori i IKMT-së

Një inspektor i IKMT Kukës i identifikuar si Defrim Haziraj është arrestuar nga policia e këtij qyteti, pasi ka kërcënuar drejtorin e institucionit ku punon, pasi ky i fundit kishte gjobitur djalin e xhaxhait të tij ndërtues.

Po ashtu nga hetimet ka rezultuar se inspektori ka shpërdoruar detyrën duke mos ndërmarrë masa për parandalimin e gërmimit të tokës që djali i xhaxhait të inspektorit po kryentë pa lejen përkatëse në Krenzë të Kukësit.

Kjo paligjshmëri ka rënë në syrin e drejtuesit të IKMT, i cili ka urdhëruar inspektim e më pas ndëshkimin e shkelësit.

Ky vendim duket se nuk është pritur mirë nga vartësi i tij, i cili ka kërcënuar me jetë drejtorin e IKMT.

Krahas arrestimit të inspektorit, policia procedoi për shpërdorim të tokës dhe ndërtuesin, kushëri me inspektorin e IKMT Kukës.