Po punonte në rikonstruktimin e një shkolle në Elbasan/ Rrëzohet dhe humb jetën punonjësi 57-vjeçar, arrestohet drejtuesi teknik

Një 57-vjeçar ka rënë nga lartësia gjatë kryerjes së punimeve për rikonstruksionin e një shkolle në fshatin Polis. Si pasojë ka humbur jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë 33 vjeçarin, administrator dhe drejtues teknik i punimeve, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme.