Endri Shabani, Avokat i Popullit/ Papa: Është i kapur nga Sorosi, nuk e kuptoj mandatin 9-vjeçar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Dhjetor 2025, 20:47
Gazetari, Robert Papa në një intervistë në Ora News u shpreh se Endri Shabani që u zgjodh avokati i Popullit është i kapur nga Sorosi.
Papa: E turpshme është por partitë politike nuk janë akademi shkencash që të jenë në nivelet më të larta intelektuale.
Dihet politika si funksionon.
Por për mendimin tim nuk është e justifikueshme.
Aq më tepër që unë nuk e konceptoj edhe këtë Avokatin e Popullit kur ne na kanë ikur 1 milionë vetë.
Populli është i përgjysmuar.
Megjithatë unë nuk jam anëtar i asnjë partie, nuk i kuptoj se si funksionon.
Por që të japësh firmë për dikë që nuk përfaqëson asgjë me atë që quhet qendër e djathtë, njeri që ka mbaruar Oksfordin por që është i kapur nga Sorosi.
Diçka edhe tjetra mandate 9 vjeçar, nuk e kuptoj.
