Lojëra të paligjshme fati në Korçë , procedohen 4 shtetas dhe u sekuestrohen celularët
Policia e Korçës ka goditur një rast aktiteti të paligjshëm të lojërave të fatit, ku janë proceduar penalisht 4 shtetas të identifikuar me iniciale J.A., P.A., dhe Th.B.
Ndërkohë blutë kanë sekuestruar 4 aparat celularë që posedonin këta shtetas.
Në celularët e tyre janë gjetur faqe për baste sportive.
Njoftimi i policisë:
DVP Korçë
Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Korçë, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.
Goditen 4 raste të tjera të kësaj veprimtarie, në vijim të operacionit policor të koduar “Qarku”.
Procedohen penalisht edhe 4 shtetas të tjerë në Korçë dhe Pogradec, për këtë veprimtari të paligjshme.
Sekuestrohen 4 celularë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-J. A., P. A., dhe Th. B., banues në Korçë, pasi në lokalet ku këta shtetas ndodheshin gjatë kontrollit të celularëve të tyre u gjetën faqe për baste sportive.