Dyshime për “fshehje të ardhurash”/ Prokuroria e Gjirokastrës ndalon katër persona, sekuestron para në euro, paund, dollarë e franga

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Gjirokastër, lëshoi katër urdhra ndalimi për shtetasit R.K., L.K., P.K., dhe B.K., për veprën penale ‘Fshehja e të ardhurave’ parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal.
Pas një hetimi me metoda speciale dhe proaktive, në kuadër të procedimit penal nr.235 të vitit 2025, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, i është drejtuar me kërkesë për kontrollin e vendeve Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër e cila është miratuar, për kontrollin e dy pikave të këmbimit valutor me adresë në qytetin e Gjirokastrës dhe qytetin e Tiranës.

Nga kontrolli i ushtruar në njësinë e këmbimit valutor në qytetin e Tiranës në pronësi të shtetasit R.K., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 13.470.000 (trembëdhjetë milion e katërqin e shtatëdhjetë mijë) Lekë, 40.895 (dyzetëmijë e tetëqind e nëntëdhjetë e pesë) Euro, 8.780 (tetëmijë e shtatëqind etetëdhjetë) Paund, 9.922 (nëntëmijë e nëntëqind e njëzetë e dy) Dollar Amerikan, 10.380 (dhjetëmijë e treqind e tetëdhjetë) Franga, 3.145 (tremijë e njëqind e dyzetë e pesë) Dollar Kanadez, 85.720 (tetëdhjetë e pesë mijë e shtëtaqind e njëzetë) Lira, 1 pajisje DVR 2 blloqe shënimesh.

Nga kontrolli i ushtruar po ashtu në banesën e shtetasit R.K. u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
20.000 (njëzetëmijë) Dollarë Amerikan. Nga kontrolli i ushtruar në njësinë e këmbimit valutor në qytetin e Gjirokastrës në pronësi të shtetasit L.K., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 13.443.200 (trembëdhjetë milion e katërqind e dyzet e tremijë e dyqind) Lekë, 91.865 (nëntëdhjetë e një mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e pesë) Euro, 7.965 (shtatëmijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e pesë) Paund, 12.674 (dymbëdhjetë mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e katër) Dollar Amerikan, dhe 5 pajisje elektronike “Kompjuter”. Nga kontrolli i ushtruar po ashtu në banesën e shtetasit L.K u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 90 (nëntëdhjetë) Dollar Amerikan; 3.580 (tremijë e pesëqind e tetëdhjetë) Euro; dhe 118.500 (njëqind e tetëmbëdhjetë mijë e pësëqind) Lekë. Ndërkohë, po vijohet me veprimet e tjera proçedurale në kuadër të këtij procedimi penal.