Pl*gosja në Fresk/ Policia arrin të zbardh dinamikën e autorit dhe të përfshirëve në ngjarje, shpallen porositësit në kërkim

Policia e Tiranës ka arritur të zbardh dinamikën e plagosjes së 6 dhjetorit në zonën e “Freskut ku u plagos rëndë me sende të forta shtetasi F.Y, 26 vjeç.

Në kuadër të operacionit policor, tashmë janë identifikuar tre persona të përfshirë në sulm, të cilët janë dy porositësit dhe njëri prej autorëve.

Ndërkaq, dy porositësit janë shpallur në kërkim dhe autori H.M., 49 vjeç është arrestuar dhe ka mbi të rëndojnë akuzat për armëmbajtje pa leje .

Porositësit të identifikuar me inicialet Gj. N., 36 vjeç, dhe Xh. U., 30 vjeç, janë të dy me precedentë të mëparshëm penal për krime kundër personit, kanë porositur për motive të dobëta 49-vjeçarin që të kryente plagosjen.

Hetimet gjithashtu kanë identifikuar shtetasin T.D., 33 vjeç si shoqërues i autorit në vendngjarje dhe është proceduar penalisht. 33-vjeçari nga ana tjetër ka refuzuar të japi detaje lidhur me rrethanat e ngjarjes.

Ndërkohë, blutë po punojnë për kapjen e dy porositësve të arratisur.